...
Një pikë e këmbimit valutor është grabitur të premten në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në zonë e Kamzës ku mësohet se persona ende të paidentifikuar, kanë hyrë në Exchange dhe kanë arritur të marrin një shumë parash.
Autorët dyshohet se kanë qenë 3 persona të maskuar të cilët pas grabitjes janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Përmes një njoftimi zyrtar policia bën me dije se shtetas ende të paidentifikuar kanë dëmtuar murin e një subjekti për këmbimin valutor, në pronësi të shtetasit F. Gj., 59 vjeç, kanë marrë 30 000 lekë të rinj.
Ndërkohë pronari i Exchange pretendon se i janë grabitur 8-10 mijë euro.