...
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka paralajmëruar se opozita do të zhvillojë një protestë ditën e hënë në orën 10:30 te Parlamenti.
Komentet Noka i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se protesta do të mbahet për fjalën e lirë dhe parlamentarizmin normal.
Ai shtoi se protestat do të diversifikohen dhe të gjitha aktivitetet ditore të opozitës do të mbyllen te rruga poshtë pallatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilën e quajti “Parlamenti i Shpresës”.
“Kanë përjashtuar zonjt deputete, sepse ky regjim nuk pranon që ti të protestosh në mënyrë shumë të thjeshtë me pankarta në dorë. Atëherë çfarë do bëjmë. Ne do të thërrasim një protestë të hënën në orën 16:30 tek Parlamenti, do të jetë një tjetër protestë.
Një protestë tek Parlamenti, për fjalën e lirë, për parlamentarizmin, kundër Lindës së Parlamentit që është kukull me telekomandë.
Diversifikimi është do ta nisim aty, do të bëjmë protesta të tjera, drejt mosbindjes civile. Çdo aktivitet ditor do ta ketë mbylljen te Parlamenti i Shpresës. Ne do të zbatojmë çdo lloj pike të protokollit të mosbindjes civile”, tha Noka.