Tiranë/ Shiste në rrugë sende kontrabandë të markave të shtrenjta, arrestohet 30-vjeçari

Gjatë kontrollit iu gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 30-vjeçarit, 25 ora dhe 2 stilolapsa të markave të ndryshme, të shtrenjta.

Një 30 vjeçar nga Tiranë është arrestuar nga policia pasi shiste në rrugë sende të markave të shtrenjta me çmime fiktive dhe pa faturë.

I riu u kap në flagrancë në rrugën “Reshit Çollaku” ndërsa iu gjetën 25 ora dhe dy stilolapsa të markave të shtrenjta, të cilat dyshohen se ishin të kontrabanduara.

Në vijim, u referuan materialet në Prokurori dhe për përcaktimin e përgjegjësisë penale të punonjësve të Drejtorisë Vendore të Tatimeve Tiranë, që mbulojnë zonën ku shiste 30 vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.