Sot hyn në fuqi vendimi për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë

Sot hyn në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës sipas së cilës pagesat do të kryhen vetëm me euro.

Autoritetet lanë të hapur mundësinë për një periudhë kalimtare për zgjidhjen e shqetësimeve të komunitetit serb që vazhdon të përdorë dinarin serb.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin kërkuar nga qeveria që ta rishqyrtonte vendimin e autoriteteve financiare për të paguar me para të gatshme sipas së cilit ndalohet përdorimi i dinarit serb.

Sipas grupit QUINT, që përfshin SHBA-në, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën dhe Italinë, kjo çështje duhet të diskutohet më tej në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian. BE-ja, në anën tjetër, kërkoi marrëveshje në dialog për vendimin e BQK-së.