Nis kthesa e beftë e motit, temperaturat pësojnë rritje të lehtë, ja si parshikohet dita sot

Këtë të enjte moti do të jetë i kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta. Kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë edhe në zonat malore. Gjatë orëve të pasdites dhe në vijim vranësirat e lehta dhe kalimtare gradualisht do të shtrihen në të gjithë territorin shqiptar. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 15°C.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det. Në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i papërfillshëm.

Kosova
Prej disa ditësh rajoni i Ballkanit është përfshirë nga masa ajrore të qëndrueshme. Do të vijojnë orët e paradites dhe mesditës të dominohen nga intervalet e gjata me kthjellime të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Jugperëndimore. Ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes pritet të ketë grumbullim të vranësirave. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në vlerat minimale, edhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -3°C minimalja deri në 10°C vlera maksimale. Era do të fryjë e e lehtë me shpejtësi maksimale deri në 30 km/h.

Maqedonia e Veriut
Republika e Maqedonisë së Veriut deri në orët e pasdites parashikohet të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët. Parashikohet që mbrëmja të sjellë vranësira të lehta e kalimtare në zonat Veriore – Veriperëndimore.Gjatë natës parashikohet që vranësirat të shtrihen në të gjithë republikën e MV, por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -2°C minimalja deri në 12°C vlera maksimale. Era do të fryjë e lehtë paradite por deri mesatare gjatë pasdites.

Evropa

Mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme pjesa më e madhe e kontinentit Europian. Kjo do të bëjë që moti i kthjellët të jetë dominant. Konkretisht me diell do të paraqiten gadishulli Iberik, Pellgu i Mesdheut, gadishulli i Ballkanit si edhe gadishulli Skandinav. Përjashtim bëjnë Europa Lindore, Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre ku priten reshje të dendura shiu e dëbore.