“Motra ime me kancer nuk duhet të operohej për 7 vite”! Flet vëllai i 28-vjeçares që humbi jetën pas ndërhyrjes në spitalin privat

Një 28-vjeçare ka ndërruar jetë pas një ndërhyrje kirurgjikale në një spital privat. E reja iu nënshtrua një procedure estetike të liposucionit (heqje dhjami) ditën e hënë, ndërsa të martën pësoi trompozë dhe ndërroi jetë.

Aktualisht trupi i të resë ndodhet në morg ku po i bëhet autopsia, ndërsa familja ka kallëzuar rastin në komisariatin nr. 4 për mjekim të pakujdesshëm.

Sipas familjarëve, 28-vjeçarja Irida Hasalla vuante dhe nga tumori në mitër për të cilin kurohej në Belgjikë por mjekët i thanë që kjo ndërhyrje nuk do të ndikonte në gjendjen e saj.

Ndërkohë Arenc Hasalla, vëllai i viktimës në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, tha se motra nuk duhet të bënte operacion për 7 vite.

Ai theksoi se 28-vjeçarja ishte në vitin e dytë të kurimit për kancerin në mitër.

“Kur një njeri kurohet për kancer, për 7 vite nuk duhet të bëjë asnjë lloj ndërhyrje. Motra ishte në vitin e dytë që kurohej nga kanceri. Sëmundja nuk kishte shërim. Një njeri me kancer nuk pranon narkozë. Kur është zgjuar në mëngjes, i ka thënë infermieres dua të shkojë në banjo, ajo ka thënë shko vetë, dhe në momentin që është ngritur i ka ra trompozë.