... Nami.al

Kërkesa për të marrë pjesë në Kuvend, nis seanca për ankimimin e ish-kryeministrit Sali Berisha

Pritet të nisë seanca për shqyrtimin e kërkesës së ish-kryeministrit Sali Berisha, në ankimim të vendimit të SPAK për mos lejimin e pjesëmarrjes së tij në seanca plenare.

Mësohet se avokatët e Berishës kanë hyrë tashmë në sallë në pritje të nisjes së seancës.

Më 19 janar, SPAK refuzoi kërkesën e Berishës për të shkuar në seancat plenare në cilësinë e deputetit.

Ish-kryeministri, Sali Berisha është në ‘arrest shtëpie’ për çështjen e privatizimit të pronave te ish-Kompleksi “Partizani”.

Përshkrimi i imazhit