Aksident në Shkodër, makina përplaset me taksinë e parkuar

Një aksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër.

Mësohet se një automjet me targa angleze është përplasur me një taksi të parkuar.

Po ashtu bëhet me dije se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.