...
Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ditën e djeshme ka aksidentuar tre shtetas të mitur.
I riu nën drejtimin e një automjeti Range Rover, ka përplasur në zonën e Kamzës tre të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç.
Uniformat blu të kryeqytetit bëjnë me dije se gjendja e fëmijëve të plagosur është e mirë, pasi kanë marrë vetëm dëmrime të lehta.
Ndërkohë që materialet në ngarkim të 18-vjeçarit i kaluan prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin E. Rr., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Range Rover”, ka aksidentuar lehtë 3 shtetas të mitur, të moshave 16 dhe 17 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.