... Nami.al

Vjedhje miliona euro shtetit, dënohet me 3 vite e 8 muaj burg ish-ministri i Infrastrukturës në Kosovë

Ish-ministri i Infrastrukturës, në Kososvë, Pal Lekaj, është dënuar me 3 vjet e tetë muaj burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Lekaj, i cili aktualisht është deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, u shpall fajtor dhe u dënua për veprat penale “KeqpërdoriM I detyrës zyrtare” dhe dëmtim me dashje të buxhetit të shtetit.

Ish-ministri u dënua në lidhje me pagesën prej 53 milionë eurove shtesë që Qeveria e Kosovës i kishte paguar “Bechtel & Enkës” për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’.

Në vitin 2018, Qeveria e Kosovës kishte ndarë 53 milionë euro shtesë për kompaninë në fjalë për punimet e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit, për shkak të, siç kishte thënë Qeveria, dështimit të ekzekutivit të mëhershëm që t’i paguajë me rregull faturat.

Pas debateve të nxitura dhe dyshimeve të ngritura nga partitë opozitare autoritetet në Kosovë kishin nisur hetimet lidhur me ndarjen e 53 milionë eurove për konsorciumin “Bechtel&Enka.

Më 2020, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, shfuqizoi vendimin e ekzekutivit paraprak për zgjatje të afatit të kontratës për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”, që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Me këtë vendim, Qeveria Kurti ndërpreu negociatat me konsorciumin turko-amerikan, Bechtel-Enka për ndërtimin e lidhjeve të reja dhe të një mbikalimi në autostradë. Ezekutivi kërkoi po ashtu, që dikasteret përkatëse të bënin vlerësimin e dëmit të shkkaktuar në buxhet nga vendimi i shfuqizura.

Ndryshe, autostrata Prishtinë-Shkup e quajtur “Arbën Xhaferi” ka një gjatësi prej 55 kilometrash dhe ndërtimi i saj i ka kushtuar buxhetit të Kosovës 600 milionë euro. Kjo autostradë ishte inauguruar më 2019.