Mbanin në banesë 4 kg kokainë dhe 20 mijë euro cash/ Arrestohen dy shqiptarë në Itali

Dy persona me origjinë shqiptare, 22 dhe 28 vjeç, janë arrestuar nga policia italiane, teksa mbanin në një banesë 4 kg kokainë, 1.5 kg marijuanë dhe 20 mijë euro cash.

Ata prej disa ditësh ishin në fokusin e Agjentëve të Skuadrës Fluturuese, një seksion kundër krimit të përhapur, pas një denoncimi për një vajtje-ardhje të dyshimtë në një apartament në via Della Pietra.

Mëngjesin e djeshëm (30 Janar), policët vunë re se një djalë i ri po dilte nga banesa e raportuar dhe pasi hipi në autobus, shkoi në Via Emilia Ponente.