I maskuar me kapuç dhe theu xhamat, grabitet argjendaria në Korçë

Grabitet argjendaria në Korçë. Raportohet se ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.

Autori, ende i paidentifikuar ka qenë i maskuar me kapuç, ndërsa ka thyer xhamat dhe më pas ka hapur grilat duke hyrë brenda argjendarisë.

Mësohet se ai ka marrë prej andej varëse floriri, unaza dhe sende të çmuara, vlera e të cilave ende nuk dihet. Ndërkohë Policia po punon për identifkimin e autorit.