“Europa të marrë masa urgjente”, politikani austriak: Lufta shpërthen brenda 4 javësh

Günther Fehlinger politikani austriak tha në një intervistë për Euronews Albania se Europa duhet të marrë masa urgjente pasi së shpejti do të nisin konfliktet.

Sipas tij kjo është periudha më e rrezikshme për Kosovën që prej shpalljes së pavarësisë së saj, pasi është rritur presioni ndaj Serbisë si nga ana e Rusisë ashtu edhe nga ana e Bashkimit Europian.

“Është periudha më e rrezikshme që prej shpalljes së pavarësisë, pasi ndikon presioni që pop i bëhet Serbisë për të njohur Kosovën. Viti 2024 është momenti më i rrezikshëm për Kosovën që prej kohës së luftës. Është periudhë shumë e rrezikshme dhe do jetë më e rrezikshme nëse faktori ndërkombëtar dhe NATO mendoj se muajt e ardhshëm do të jenë deciziv.

Serbia i druhet presionit amerikan nga një anë dhe presionit të popullsisë së tyre nga ana tjetër. Në muajt e fundit kemi pasur protesta të qytetarëve serb që nuk ndodhnin që prej 2015. Kjo është diçka shumë e rëndësishme dhe Vuçiç druhet se mund të humbasë pushtet në shtëpinë e tij ndaj lufta mu d të pritet në muajt e ardhshëm dhe unë nuk do të habitesha nëse kjo do të ndodhte në katër javët e ardhshme”,-tha politikani austriak.