E rëndë në Bulqizë/ U rrëzua nga shtylla gjatë punës, ndërron jetë elektricisti (Emri)

Një elektricist ka humbur jetën në krye të detyrës në fshatin Kovashicë të Bulqizës.

Gjatë punës, elektricisti ka rënë nga shtylla elektrike dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Ylli Boba nuk u mbijetoi dot plagëve të marra dhe për pasojë humbi jetën.

“Ju njoftoj se shtetasi Ylli Boba, si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën në spital”, njofton policia.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.