Vendosnin baste sportive nëpërmjet celularëve, arrestohen 8 personave në Tiranë

Tetë persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Last bet”. Ata u vunë në pranga pasi ushtronin veprimtarinë e jashtligjshme të vendosjes së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare.

Të arrestuarit janë Oligert Rozani, Fatjon Spahiu, Ergys Shollo, Bledar Mici, Alban Balliu, Nexhmedin Tola, Ilion Mile dhe Olsi Hasa. Për 3 persona të tjerë, nisi procedimi penal në gjendje të lirë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjektet e këtyre shtetasve, janë gjetur telefona që shërbenin për vendosjen e basteve sportive dhe linqe, që shërbenin për këto baste. Gjithashtu në shumicën e telefonave të këtyre shtetaseve, u gjetën skedina dhe kredite, me qëllim vendosjen e basteve sportive të klientë të ndryshëm.

Gjatë operacionit u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 10 aparate celulare që shërbenin për vendosjen e basteve sportive.