... Nami.al

Tmerr në Florida/ 34-vjeçari shqiptar vret gruan dhe rrëmben vajzën e mitur (Emrat)

Një 34-vjeçar në Florida ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij shqiptare dhe më pas ka rrëmbyer vajzën e tyre 8-vjeçare.

Sipas mediave amerikane bëhet fjalë për shtetin Renato Muhaj 34 vjeç, i cili vrau gruan Suela Saliaj, ndërsa policia shpëtoi vajzën 8-vjeçare e cila ishte rrëmbyer.

Ngjarja ndodhi në Clearwater, Florida ku Muhaj i ka goditur të dy prindërit e tij dhe ua ka marrë celularët në mënyrë që ata të mos telefonojnë policinë pasi kishte vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij.

Policia e gjeti 8-vjeçaren brenda pak orësh dhe e dërgoi tek familjarët e saj, ndërsa Muhaj u arrestua dhe u dërgua në paraburgim.

Përshkrimi i imazhit