Shpërthim tritoli në një zyrë noterie në Tiranë, informacionet e para

Një sasi tritoli ka shpërthyer në një zyre noterie në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Ngjarja është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte rreth orës 04:00.

Lënda eksplozive ishte vendosur jashtë derës së zyrës së noterisë. Raportohet vetëm për dëme materiale.