Paralajmërimi i analistit: Gylenistëve në Shqipëri do ia dëgjoni krismën

Analisti Enton Abilekaj është shprehur se Shqipëria i ka sulmuar gylenistët që ndodhen në vendin tonë, pasi presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan i shpalli armiq.

Në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, Abilekaj tha se gylenistëve në Shqipëri i janë marrë bizneset dhe janë detyruar që të largohen nga vendi, përmes presioneve dhe vendimeve të qeverisë.

Ai tha gjithashtu se gylenistëve të tjerë që nuk janë “prekur” deri më tani, do të merret vesh më vonë se çfarë do u ndodhë dhe si do të “eliminohen” nga bota e biznesit.

“Nuk e kemi parë të bëhet me ushtri edhe me arrestime siç e bën Turqia, por ne e kemi parë të bëhet përmes një marrëveshje okulte të biznesit. Të biznesmenëve personalë të Edi Ramës që përdoren për të blerë bizneset e gylenistëve për t’u larguar, edhe pak presion, edhe pak vendime qeverie. U zhduk një kopësht, u zhduk një shkollë, iku një biznesmen jasht vendit, etj.

Kështu bëhet. Ne nuk është se ishim qendra e gylenistëve në botë, por kishim disa biznesmenë turq, që sulltani i shpalli armiq, edhe ne i shpallëm armiq. Dy i dorëzuan i bënë shembull, edhe të tjerët ikën nga frika.

Kryeministri e tha ai ishte një grusht shteti dhe ne nuk mund t’i mbajmë ata në gjirin tonë. Të tjerëve, atyre mbetjeve të gylenistëve do ua dëgjojmë krismën në vazhdim çfarë do u ndodhë. Do ndodhë shkopi dhe karota. Do shfaqet ai biznesmeni i përbashkët i Ramës dhe Erdogan që t’ia blejë dhe ta çojë te Njy Jorku”, tha Abilekaj.