... Nami.al

FOTO/ Kjo është bankierja shqiptare që u vra nga bashkëshorti në SHBA dhe i rrëmbeu vajzën!

Suela Saliaj, me profesion bankiere, është e reja që u vra nga bashkëshorti i saj në Florida.

Ajo u gjet e vdekur në banesë nga punonjësit e policisë, ndërkohë që 34-vjeçari Renato Muhaj rrëmbeu më pas vajzën e çiftit, e cila u arrit që të shpëtohej disa orë më vonë.

Suela jetonte prej disa vitesh në SHBA, ku kishin emigruar më pas dhe prindërit si dhe vëllai i saj.

Motivet e krimit të rëndë nuk dihen ende, për shkak se policia ka qenë tepër e rezervuar në dhënien e informacioneve.

Në profilin e saj në Linkedin, Suela liston një sërë aftësish të saj, ndërkohë që ka më shumë se 5 vite eksperiencë në shërbimin e klientit në banka.

Si u zbulua banesa?

Policia thotë se një biletë parkimi që Renato Muhaj mori në Pinellas County në shtator 2022, shënonte një apartament si adresën e shtëpisë së tij, tregojnë të dhënat. Policia shkoi pikërisht në këtë adresë, ku aty konstatoi edhe shenjat e një krimit.

Kur kanë hyrë në banesë, oficerët kanë gjetur të vdekur gruan e tij Suela Saliaj, por nuk kanë gjetur dot vajzën Alesinë. Kjo shkaktoi një alarm që u lëshua rreth orës 7 të mëngjesit. Alarmi tha se Alessia dhe Muhaj mund të kenë qenë duke udhëtuar me një Kia Sportage 2017 me targa të Floridës EJIJ99.

Shefi i Policise, Mike Loux tha se “bëhet fjalë për një vrasje të pastër”.

34-vjeçari u gjet përmes celularit

Rreth orës 8:30 të mëngjesit, përmes celularit policia ka zbuluar vendndodhjen e Renato Muhajt. Aty u gjet edhe vajza, Alessia e cila ishte benda automjetit që tashmë ishte bllokuar nga policia.

34-vjeçari shqiptar u arrestua dhe ndodhet në paraburgim, ndërsa 8-vjeçarja ndodhet e sigurt në gjendje të mirë shëndetësore.

Departamenti i Policisë Clearëater tha se Muhaj përballet edhe me akuza të tjera, si ajo e dhunës ndaj prindërve, ngacmim të një dëshmitari dhe një akuzë për krime të rëndë.