Emri/ Jep dorëheqjen kryetarja e këshillit të qarkut në Shkodër, kush pritet ta zëvendësojë

Marina Duhani ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj si kryetare e Këshillit të Qarkut Shkodër dhe në vend të saj është emëruar Edmond Ndou, një emër në radhët e socialistëve.

Duhani ka dhënë dorëheqjen para se grupi i socialistëve t’i njoftonte se kishte mbledhur firmat për shkarkimin e saj. Sipas Duhanit ajo u largua nga posti për një detyrë tjetër por pa dhënë më tej detaje të tjera.

Ndërkohë mësohet se emri që do ta zëvendësojë është Edmond Ndou, drejtuesi i grupit të këshilltarëve të PS në këshillin bashkiak Shkodër. Ndou ka qënë më herët drejtues i Hipotekës në Shkodër, këshilltar i kryetarit të bashkisë, si dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e viteve 2017 dhe 2021.