...
Një sasi e madhe lënde narkotike është sekuestruar nga policia italiane gjatë një operacioni ku është goditur një bandë shqiptaro-romune, në provincat e Firences.
Gjatë këtij operacioni janë arrestuar dy persona dhe tre të tjerë janë lënë në arrest shtëpie.
Po ashtu, u sekuestruan mbi 5 kilogramë kokainë, 100 kilogramë marihuanë dhe hashash, 676 mijë euro cash, dy pistoleta, mbi 500 gëzhoja të kalibrit 9×21.
Mediat italiane bëjnë me dije se kokaina vinte nga Amerika e Jugut dhe nga Shqipëria, e më pas transportohej me rrugë rrugore në provincat e Firences dhe Pratos. Më pas droga shitej në rrugë, me një çmim me shumicë që luhatej nga 45 deri në 50 euro për gram.
Personat e vënë në pranga, të moshës nga dyzet deri në pesëdhjetë, nuk kishin precedentë penalë.
Importi i lëndëve narkotike furnizonte një pjesë të madhe të rajonit nga Prato. Droga ishte e fshehur në shtëpi, por edhe garazhe me qira dhe makina të braktisura.
Mediat raportojë se grupi kriminal ishte strukturuar në atë mënyrë që të kujdesej për çdo fazë, nga furnizimi i lëndës narkotike, tek transporti, si dhe tek prerja e drogës e deri te tregtia duke filluar nga përqindjet e pastërtisë mbi nëntëdhjetë për qind.