...
Këtë fillim jave, Shqipëria mbetet nën ndikimin e motit të qëndrueshëm. Orët e paraditesbdo të dominohen nga moti i kthjellët në bregdet. Zonat e ulëta do të kenë kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqiten zonat malore. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin e vendit.
Parashikohet që moti të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë si në mëngjes edhe në mesditë. Ato do të luhaten në vlerat ditore nga -3°C më e ulëta në zonat malore deri në 14°C më e larta në zonat bregdetare. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi kryesisht verior dhe verilindor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.
Kosova
Pjesa e parë e ditës në Kosovë mbetet nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat perëndimore. Parashikohet që pas mesdite të ketë afrim gradual të masave ajrore të ftohta drejt territorit të Kosovës, duke bërë që moti të ftohet edhe më shumë në të gjithë republikën e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie duke regjistruar vlerën minimale në Mitrovicë -5°C më e ulëta dhe maksimalja do të shënohet në Gjakove 5 °C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior-verilindor por në mbrëmje pritet intensifikim i parametrit të erës.
Maqedonia e Veriut
Do të mbetet moti i kthjellët dominant në të gjithë MV por herë pas here priten kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin e MV. Po ashtu gjatë të hënës do të ndryshojë edhe situata termike duke sjellë sërish vlera negative në pjesën më të madhe të MV duke bërë që të vijojnë të jenë prezente ngricat në akset rrugore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke u luhatur nga -5°C më e ulëta në zonat malore deri në 7°C më e larta në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior por gjatë natës forcohet deri në 50 km/h.