Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Laç, raportohet për një person të bllokuar në makinën e shkatërruar

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Lezhë-Laç.

Burimet bëjnë me dije se janë përplasur dy automjete, dhe si pasojë një person ka mbetur i bllokuar në mjetin e shkatërruar.

Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa po ashtu kërkohet ndihma e zjarrfikëses për të nxjerrë të plagosurin nga makina.