Mbajti peng familjen, prokuroria kërkon burg për Jetnor Zhabolin

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e arrestit në burg deri në dalje të ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar gjendjen mendore të Jetnor Zhabolit, 35-vjeçarit të arrestuar pasi mbante mbyllur në banesë familjarët e tij në apartament.

Kërkesa është bërë zyrtare nga organi i akzuës, ndërsa Gjykata venmdos të hënën në orën 9:30 mbi masën e sigurisë. 35-vjecari ndalonte komunikimin me persona të tjerë, bashkëshortes, fëmijëve dhe nënës si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme pretenduan denoncuesit.

Sipas policisë, i riu kishte instaluar kamera në të gjithë hapësirën e shtëpisë dhe i përgjonte gjithë kohës. Lidhur me dinamikën e ngjarjes, nuk përjashtohet mundësia që Zhabolli të vuajë nga problem të shëndetit mendor.

Mbi këtë dyshim pritet që ai ti nënshtrohet kontrolleve përkatëse nga ekspertë tëe fushës, për të zbardhur nëse veprimet e tij kanë ardhur si pasojë e ngarjkesave emocionale apo psikologjike.