... Nami.al

Pësoi infrakt në zemër ndërkohë që po ngiste kamionçinën, ndërron jetë 68-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën “Transballkanike” në Vlorë.

Një 68-vjeçar, punonjës në ngarkim-shkarkim pranë sheshit të “Omonias”, ka pësuar infarkt në zemër teksa ishte duke ngarë kamionçinën. 68-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërsa makina ka mbetur në ndarësen e korsisë.

Paraprakisht, dyshimet janë për një goditje në zemër, por është ekspertiza ajo që do vendosë shkakun e vdekjes. Nga informacionet paraprake, i moshuari punonte çdo ditë pranë sheshit “Omonia” në ngarkim- shkarkim dhe transport mallrash.