Arrestohet me urdhër të SPAK kreu i Dhomës së Avokatisë Korçë, Arben Lena

Kreu i Dhomës së Avokatisë së Korçës është arrestuar me urdhër të SPAK.

Sipas burimeve, arrestimi i Lenës u bë pasi dyshohet se akuzohet për korrupsion në vlerën e 5 mijë eurove.

Burime të siguruara thanë se arrestimi i avokatit ka ardhur për shkak të një çështje të mbrojtur prej tij, ku në përgjimet telefonike të SPAK, rezulton se Lena i ka kërkuar ish-asistentes së tij që të mbante në zyrë një zarf me 5 mijë euro.

Pra është kjo shumë për të cilën avokati akuzohet nga SPAK për “korrupsion pasiv”.

Ndërkohë në orët në vijim priten edhe informacione shtesë lidhur me këtë rast.