... Nami.al

Sherr me thika mes nxënësve në Gramsh, goditet për vdekje 15-vjeçari, një i plagosur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Gramsh, ku për pasojë një i adoleshent ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare Asllan Shahini’.

Mësohet se pas një sherri me thika mes disa të rinjve, ka humbur jetën Fatjon Bici, në klasën e nëntë.

Burimet raportojnë edhe për një të plagosur, Marko Liçi, 15-vjeç. Sipas ‘bluzave të bardha’, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, por do të niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë.