... Nami.al

Pjesëmarrje e ulët në votime por me incidente, këto janë bashkitë më problematike

Edhe pse vetëm një orë ka mbetur nga mbyllja e orarit zyrtar të zgjedhjeve, pjesëmarrja vazhdon të jetë e ulët.

Deri në orën 16:00, pjesëmarrja sipas KQZ-së ka qenë 32.19% në rang vendi.

Që nga mëngjesi e deri më tani janë raportuar incidente të shumta dhe të ndryshme në bashki të vendit.

Bashkitë që kanë regjistruar më shumë probleme deri më tani janë Tirana, Dropulli, Kamza, Konispoli, Lezha, Tropoja.

Problemet lidhen me parregullsi gjatë ushtrimit të detyrës nga ana komisionerëve, intimidimin e votuesve në Peshkopi dhe në Tiranë, publikimi i përmbajtjeve elektorale në rrjetet sociale dhe votim familjarë në disa qendra votimi.

Më herët në Sarandë u arrestua një 37-vjeçar që fotografoi votên, ndërsa në Krujë një 44-vjeçar ka marrë dy fleta votimi dhe i ka hedhur në kosh.