... Nami.al

Një ditë para zgjedhjeve, gjykata lë në burg kandidatin e Berishës, dosja e Belerit kalon në SPAK

Fredi Beleri u arrestua një ditë më parë për blerje votash së bashku me Pandeli Kokoveshin.

Dosja e Fredi Belerit do t’i kalojë SPAK-ut, nën akuzën e blerjes së votave. Gjykata e Vlorës cakton masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i cili garonte për kryebashkiak.

Fredi Beleri, do të niset drejt Tiranës pas daljes nga Gjykata.

Sa për Pandeli Kokoveshin, vendimi do të merret në orën 15:00.