... Nami.al

A ka bërë ndërhyrje estetike? Marina Vjollca përgjigjet pa dorashka

Marina Vjollca është pjesë e ekranit prej vitesh dhe çdo ndryshim që ka pësuar nga adoleshenca deri sot ka ndodhur në sytë e publikut.

Aludimet për kryejen e ndërhyrjeve estetike nuk kanë munguar, ashtu si thuajse për çdo personazh publik.

E pyetur nga ndjekësit në Instagram, Marina është përgjigjur si rrallëherë për këtë pyetje.

“Asnjë! Dhe e di që s’besojnë. E vetmja ndërhyrje janë dhëmbët!” –ka qenë përgjigja e Marinës.