Një zjarr ka rënë në orët e para të ditës së sotme në një pallat në zonën e Astirit.
Raportohet se zjarri ka rënë në tarracën e pallatit.
Forca te shumta zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë shuar flakët, teksa nuk dihen shkaqet. Fatmirësisht nuk flitet për persona të lënduar.