... Nami.al

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Kuçovë, e moshuara mbetet e bllokuar. Forcat zjarrfikëse vijojnë punën për nxjerrjen e saj

Një bombol gazi ka shpërthyer në banesën e një çifti të moshuarish në Kuçovë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia bën me dije se është bërë e mundur nxjerrja e 86-vjeçarit ndërkohë bashkëshortja e tij vijon të mbetet e bllokuar brenda banesës së saj.

Tashmë po vijon puna për nxjerrjen e saj ndërkohë që grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë

Më datë 07.05.2023, rreth orës 06:00 në lagjen “11 Janari”, Kuçovë në një banesë ku jetonin shtetasit

M.K 86 vjeç dhe A.K., 84 vjeçe (bashkëshortë), ka shpërthyer një bombol gazi dhe për pasojë një pjesë e banesës është rrëzuar.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe deri në këto momente kanë bërë të mundur nxjerrjen e shtetasit M.K, i cili është dërguar në Spital për ndihmë mjekësore.

Vijon puna për nxjerrjen e shtetases A.K. Në vendngjarje ndodhen ekspertët zjarrfikës, kriminalist dhe Njësia speciale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Pas përfundimit të veprimeve paraprake në vendngjarje do të ketë informacion të plotë.