... Nami.al

E RËNDË në Berat/ Humb jetën 42-vjeçari teksa priste dru, e zuri poshtë trungu i pemës

Një 42-vjeçar ka humbur jetë pasi dyshohet se aksidentalisht një trung peme e ka zënë poshtë.

42 vjeçari S.M., kishte shkuar në malin e këtij fshatit Molisht, për të prerë dru, për përdorim në banesë.

Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.