... Nami.al

Vritet me kallashnikov roja brenda godinës së Top Channel

Është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të Top Channel e për pasojë ka mbetur i vrarë roja i objektit, Pal Kola, 60 vjeç.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm. Policia bën me dije se persona të paindetifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të televizionit kombëtar.

Plumbat kanë kapur punonjësin që ndodhej në hyrhe të ambienteve të Top Channel. 60-vjeçari ka ndërruar jetë në vend, ndërsa autorët janë larguar në drejtim të paditur.