...
Një qen në Mbretërinë e Bashkuar pati një ditë mjaft aventureske pasi u nda nga pronarja e tij gjatë një shëtitjeje dhe bëri 100 milje me taxi deri në aeroportin e Mançesterit.
Një Cavapoo tre vjeçar i quajtur Ralph u zhduk ndërsa pronarja e tij Georgia Crewe ishte duke biseduar me një shok të hënën në mëngjes. Ndërsa ajo po kërkonte për qenin e saj, nuk e mendonte kurrë se ai kishte hipur në një taksi që ishte nisur për në aeroportin e Mançesterit.
Taksisti nuk mund të kontaktonte askënd pasi qeni Ralph nuk kishte shenja identifikimi. Kështu, ai vendosi ta merrte qenin me vete për një udhëtim të gjatë.Pasi i zbriti pasagjerët në aeroport, ai e mori Ralphin në shtëpi dhe shkoi për të gjurmuar pronarët e qenit. Në këtë kohë, pronarja e qenit postoi në Facebook lajmin për zhdukjen e Ralph-it me foto dhe vendndodhjen e fundit të njohur, duke kërkuar ndihmë.
Pasi taksisti e kontaktoi, ajo shkoi me makinë drejt shtëpisë së tij dhe e ktheu Ralphin në shtëpi. Pronarja e tij tha:
Ai kurrë nuk ka bërë diçka të tillë më parë. Dhe as që e kisha menduar. Më bëri shumë përshtypje që ai kishte sensin të hipte në taksi. Ai i do njerëzit dhe nuk ka frikë nga askush.