... Nami.al

Vogëlushi Muhammed nën rrënoja, shpëtimtarët i japin ujë me tapën e shishes

Më shumë se 9,400 njerëz kanë vdekur pas tërmetit katastrofik që goditi Turqinë mëngjesin e 6 shkurtit.

Ekipet e shpëtimit vijojnë me operacionet e tyre pavarësisht temperaturave të ulëta dhe ndërtesave e rrugëve të dëmtuara.

Në mediat turke janë publikuar pamjet e shpëtimit nga Bashkia Metropolitane e Stambollit. Në pamjet e mëposhtme shfaqet një vogëlush sirian nën rrënojat e një ndërtese në Antakya pranë kufirit me Sirinë. Shpëtimtarët i japin ujë vogëlushit të quajtur Muhammed me tapën e një shisheje.